Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues ne Ballsh, në gjendje të rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore , pranë varrit të bashkëshortes së tij.
Si pasojë 60- vjecari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të qytetit. Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës se Bio- Kimise ne shkollen 9- vjecare “ 5 Shkurti” ne Ballsh , ndersa rreth 1 vit e gjysem me pare bashkeshortja e tij kishte nderruar jete si pasoje e nje semundjeje te rende.
Trupi i pajete i 60- vjecarit eshte derguar ne morgun e Spitalit Rajonal Fier , per kryerjen e ekspertizes mjeko- ligjore ndersa pritet dhe njoftimi zyrtar i policise.
Njoftimi i Policisë:
Mallakatër/Informacion paraprak
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.