KreuStil Jetese

Zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm pas 27 vitesh martese!  

Zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm pas 27

Ndarja e Hugh Jackman (54 vjec) dhe Deborra-Lee Furness (67) pritej në rrethin e tyre të ngushtë, me një burim në Broadway që rrëfeu “se kishte ardhur koha për këtë. Miqtë dhe familja tashmë e dinin tashmë”. Për fansat megjithatë, lajmi “ qe një rrufe në qiell të hapur”, pasi me 27 vite martesë mbi shpatulla, ata dukeshin si cifti perfekt. 

Megjithatë, i njëjti burim, i cituar nga Daily Mail, thotë se prej një periudhe të gjatë kishte pasur probleme mes tyre, ndoshta shumë kohë përpara se Jackman të kthehej në Broadëay në shkurt 2022 për “The Music Man”. 

Arsyeja? “Deb nuk vinte shumë shpesh në prova… për më tepër gjatë tyre e kapnin duke fjetur”. I njëjti burim përmend se nuk ka asnjë person të tretë që mund të ketë qenë arsyeja e ndarjes, por shton se Hugh dhe Deborra kane mbetur “shoke”.

“Ne kemi qenë të bekuar të ndajmë gati 30 vite së bashku, si burrë e grua, në një martesë plot dashuri”, thanë të dy për People. “Udhëtimi ynë po ndryshon dhe ne kemi vendosur të ndahemi për të gjetur rrugën tonë. Familja jonë ishte dhe është prioriteti ynë numër një. Ne e mirëpresim këtë kapitull të ardhshëm me mirënjohje, dashuri dhe butësi.”  

Të dy ata u njohën në vitin 1995, në xhirimet e serialit australian “Correlli” dhe pavarësisht diferencës së madhe në moshë, lidhën kurorë vitin pasues. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF