Emily Ratajkowski njihet si një nga femrat më tërheqëse në botë. Së fundmi ajo ka zbuluar se është në kërkim të njeriut të saj të zemrës dhe në anë të një videoje në TikTok është shprehur se nuk ka shumë kërkesa për djemtë kur bëhet fjalë për të pranuar për të dalë në takime me ta.
“Si një beqare e re vendosa të dilja në një takim me këdo që do të më çonte për darkë”, ka shkruar ajo krah videos. Ratajkowski pati shumë ftesa nga meshkujt pas publikimit të videos, të cilët e ftonin atë në një takim. Ndërkohë disa prej përdoruesve e lavdëruan modelen që ishte kaq e hapur për takimet e saj.
Pak ditë më parë modelja 32-vjeçare, e cila u divorcua nga producenti Sebastian Bear-McClard pas katër vitesh martesë vitin e kaluar, dha një mesazh për të gjitha gratë e divorcuara në TikTok.
“Pra, duket sikur shumë zonja divorcohen para se të mbushin 30 vjeçe. Dhe si dikush që u martua 26 vjeçe, dhe u divorcua për pak më shumë se një vit në moshën 32 vjeçe, më duhet t’ju them se nuk mendoj se ka gjë më të mirë.
Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende seksi, ndoshta të kesh pak para, të kuptosh se çfarë të bësh me jetën tënde dhe të gjitha këto. Të kesh provuar këtë fantazi të martesës dhe të kuptosh se ndoshta nuk është gjithçka që imagjinon.
Atëherë ju keni gjithë jetën tuaj përpara. Pra, për të gjithë këta njerëz që janë të stresuar për këtë, për divorcin, është një gjë e mirë. Urime! Personalisht më duket elegante të divorcohesh deri në moshën 30-vjeçare”, theksoi modelja.
Ky reagim i modeles erdhi një ditë pasi Joe Jonas, 34 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie Turner, 27 vjeçe.