Katet e fundit të një pallati në ish-zonën e Parkut të autobusëve në Tiranë janë përfshirë nga një zjarr masiv.
Bëhet me dije se pallati ndodhet në rrugën Sali Butka në afërsi të 21 Dhjetorit. Sipas burimeve të gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë dhe fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Shtëllungat e tymit kanë pushtuar zonën, ndërkohë që drejt vendngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.
Vijon..