KreuStil Jetese

Dea Mishel, moderatore në Top Channel: Çfarë programi do të ketë!

Dea Mishel, moderatore në Top Channel: Çfarë programi do

Pas bujës që bëri në Big Brother VIP, Dea Mishel do të rikthehet në Top Channel, këtë herë si moderatore. Ish banorja i shtohet kështu listës së personazheve që marrin një pozicion të tillë këtë sezon në ekranin e rëndësishëm.

Sipas “Iconstyle” , Dea Mishel do të drejtojë një rubrikë të re në programin “E diell”. Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale. Ajo arriti deri në finale e BBV2, pas katër muajsh qëndrimi në shtëpinë e famshme.

Më herët u mësua se Megi Pojanit i është besuar drejtimi i “Për`puthen”.

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel!” u shpreh autorja e programit, Olsa Muhameti. “E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe shoëbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF