
Irina Shayk dhe Tom Brady duket se po vazhdojnë romancën e tyre pasi të dy u panë duke hyrë në apartamentin e ish-mbrojtësit të NFL në New York City të hënën. “Page Six” raporton se Brady mbërriti në apartament rreth 20 minuta para se Shayk të shfaqej.
Modelja hyri në apartament dhe thuhet se pjesën tjetër të pasdites e kanë kaluar brenda. Ky raportim vjen pasi Shayk u shfaq në Javën e Modës në Nju Jork për shfaqjen e Michael Kors 2023.
Shayk teksa vizitonte Brady-n kishte veshur një fustan të zi i kombinuar me një pjesë leopardi. Ajo e përmbylli pamjen e saj me atlete të zeza Adidas, një çantë Hermes dhe syze dielli të zeza.
Sa i përket Brady-t, ai ishte veshur sportiv, një kapuç të zi, dhe atlete të bardha Nike.
Takimi është hera e parë që të dy janë parë publikisht së bashku që kur Shayk u pa duke pushuar me Bradley Cooper. Të dy ishin të lidhur nga viti 2015 dhe 2019 dhe u panë pranë njëri-tjetrit teksa po pushonin në Itali me vajzën e tyre gjashtëvjeçare, Lea de Seiene.
Para udhëtimit, një burim i tha “Page Six” se Cooper nuk shqetësohet nga marrëdhënia e Shayk me Brady. “Për momentin, ai po mban një qëndrim pritës”, tha burimi i brendshëm. “Brady dhe Shayk nuk e deklaruan dashurinë e tyre, por mund të ndodhi së shpejti”.

7 maska të thjeshta për fytyrën tuaj!


MTV VMA 2023: Lista e plotë të fituesve!


Horoskopi ditor, e mërkurë 13 shtator 2023



Fero kërkoi grua të dytë, reagon Arbenita!



Pesë hapa për të luftuar (vërtet) celulitin!






A ndikon mishi në jetëgjatësinë e njeriut?


