KreuStil Jetese

Mahnit në Javën e Modës në Nju-Jork; Rita Ora shfaqet me çantë 20 mijë dollarëshe!

Mahnit në Javën e Modës në Nju-Jork; Rita Ora shfaqet me

Rita Ora u rikthye në Festivalin e Filmit në Venecia ku i mahniti të gjithë me paraqitjet e saj gjatë festivalit. Së fundmi këngëtarja ka vijuar paradën e saj të modës teksa mori pjesë në shfaqjen e Javës së Modës në Nju-Jork të Michael Kors.

32-vjeçarja dukej sensacionale teksa veshi një kostum të zi vezullues, me pantallona të stilit cawboy në pjesën e poshtme. Ishte shumë larg pamjes së saj një ditë më parë, kur ajo u pa duke ateruar në aeroportin ‘JFK’ e veshur me një jelek të bardhë të prerë, poshtë të cilin kishte veshur një palë pantallona sportive gri.

Rita i shtoi pamjes edhe më shumë elegancë me një palë “Birkenstocks” të zeza, teksa kishte me vete edhe një çantë “Hermes Togo Birkin”, e cila kushton 20 000 dollarë (18,600 euro). Ndërsa këngëtarja, 32 vjeçe, ka një axhendë të ngjeshur me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në Nju-Jork, ajo humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi,  dasmën e ish-të dashurit të saj Calvin Harris me Vick Hope.

Rita, e cila u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi vitin e kaluar, u nda nga Calvin në vitin 2014 pak më shumë se një vit lidhje. Ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti ‘e zënë ngushtë’ kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitter.

U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e rrjeteve sociale që thoshte, “Për të adresuar spekulimet – unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është një grua e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”. Thuhet se ai i dha fund lidhjes pasi ish-çifti kishte ‘debatuar prej muajsh’. Gjithashtu u pretendua se tejet i njohuri për privatësinë e tij, Calvin, ‘e urrente vëmendjen shtesë’ që i erdhi pas takimit me Ritën.

Tensionet dukej se po përkeqësoheshin mes çiftit, pasi Calvin thuhet se e ‘ndaloi’ Ritën të performonte materialet muzikore që kishin bashkëpunuar, veçanërisht “I Will Never Let You Down”, e cila e ngjiti Ritën aso kohe në krye të top-listave.

Në vitin 2017, Rita këmbënguli se ajo e kishte kaluar ndarjen e ashpër, duke thënë për “The Guardian”: “Është një nga këto gjëra që… Epo, për mua është në të kaluarën. Çfarëdo që them, disi kthehet në titull dhe kthehet sërish në histori”.

Duke hedhur poshtë spekulimet se dyshja janë ende në mosmarrëveshje, ajo u sigurua të shtonte: “Ai është një djalë i shkëlqyer dhe ne jemi në marrëdhënie të mira tani”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF