
Miliarderët e Luginës së Silikonit, që qëndrojnë prapa blerjes sekrete të tokave në Kaliforninë Veriore në vlerë prej 800 milionë dollarësh, më në fund kanë bërë publike disa detaje të planeve të tyre për ndërtimin e një qyteti të ri të gjelbër. Por, për të finalizuar këto plane, ata do të duhet të bindin votuesit skeptikë dhe liderët lokalë. Pasi për vite të tëra kishte shmangur kritikat, Jan Sramek, ish-tregtar në bankën investuese Goldman Sachs i cili është në krye të kësaj përpjekjeje, së fundi lansoi ueb-faqen lidhur me projektin, California Forever. Aty, sipas REL, thuhet se projekti ofron “një shans për një komunitet të ri, vende pune me pagë të mirë, ferma diellore dhe hapësirë” në Solano, një qark rural që gjendet midis San Franciskos dhe Sakramentos. Në këtë qark, aktualisht jetojnë 450.000 banorë.
Ai po ashtu ka nisur të takohet me politikanë kyçë që përfaqësojnë zonën, të cilët kanë tentuar për vite të tëra, por nuk kanë pasur sukses, që të zbulojnë se kush qëndron pas kompanisë misterioze Flannery Associates LLC, që ka blerë sipërfaqe të mëdha toke, duke u shndërruar në pronarin më të madh të tokës në këtë qark.
Një listë e sipërmarrësve dhe kapitalistëve të shquar të Luginës së Silikonit po mbështesin projektin, përfshirë filantropisten Laurene Powell Jobs, bashkëthemeluesin e LinkedIn Reid Hoffman, dhe sipërmarrësin kapitalist, Marc Andressen. The New York Times u be i pari qe raportoi fillimisht për grupin e investitorëve dhe për planet e tyre.
California Forever, që është kompania amë e Flannery, ka blerë mbi 202 kilometra katrorë tokë bujqësore në Qarkun Solano që nga viti 2018, kryesisht në pjesën juglindore të qarkut. Parcelat e blera shtrihen nga Feirfilld deri në Rio Vista. Sipas faqes se webit Sramek u dashurua me zonën kur shkonte për peshkim atje dhe ai me bashkëshorten e tij së fundi ka blerë një shtëpi në këtë qark për familjen e tyre. Një sondazh që banorët pranuan te kryejne së fundi sugjeroi se krijimi i komuniteti me dhjetëra mijëra shtëpi dhe hapësira për ecje do të funksiononte me energji të gjelbër dhe është i financuar krejtësisht nga sektori privat.
Por, për të ndërtuar diçka që i ngjan një qyteti në zonën që tani është tokë bujqësore, grupi i investitorëve fillimisht duhet të bindë votuesit e Qarkut Solano, të cilët duhet të miratojnë nismën përmes votimit, në mënyrë ajo tokë të përdoret për urbanizim. Kjo hapësirë ka qenë e mbrojtur si tokë bujqësore që nga viti 1984 . Zyrtarët lokalë dhe federalë ende kanë mëdyshje me qëllimet që ka grupi. Dy kongresistë nga kjo zonë për vite të tëra kanë tentuar të zbulojnë nëse armiqtë e huaj apo investitorët qëndronin pas blerjeve në masë të tokës rreth një baze ajrore të forcave amerikane, që është vitale për sigurinë kombëtare, dhe ekonomia lokale është e zemëruar që Flennary ka mbajtur të fshehur identitetin për kaq gjatë, ndwersa dyshojne se po tentohet krijimi i nje qyteti “per eliten”.













Horoskopi ditor, e hënë 11 shtator 2023




Horoskopi ditor, e diel 10 shtator 2023


