KreuStil Jetese

Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në “Air Albania”! Gati për Euro 2024!

Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në “Air Albania”! Gati

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Shqipëria ka shënuar dy gola të mrekullueshëm, nga Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.

Kuqezinjtë mbajnë kreun e grupit E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe po dy më shumë se Moldavia. Me këtë humbje, Polonia mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë. Në fund Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Historike ishte fitorja e Kombëtares kundër Polonisë, pasi u thye “mallkimi” 70-vjeçar që kishim kundër polakëve. Fitorja e fundit (dhe e vetmja deri para kësaj ndeshje) datonte në vitin 1953.

Në 15 ndeshje të luajtura mes tyre, Shqipëria ka dy fitore, tre barazime dhe dhjetë fitore shkojnë për polakët. Paçka shifrave, kuqezinjtë e Sylvinhos treguan këtë të diel se asgjë nuk ka vlerë veç shpirtit dhe zemrës në fushë.

Sylvinho dhe djemtë e tij bëjnë një tjetër hap gjigant drejt kualifikimit për në finalet e Euro 2024.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF