KreuStil Jetese

Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë!

Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat

Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor 2023-2024, ku për herë të parë rreth 29 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollës. Ndryshe nga vitet e tjera, në klasat e parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë i kanë përfituar lobrat falas, ndërkohë në arsimin e mesëm i kanë përfituar vetëm 16 kategori në nevojë.

Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin. Rreth 800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve me numër të shtuar kabinetesh të shërbimit Psiko-Social, nga rreth 400 në rreth 560.

Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ky vit shkollor, që nisi sot më 11 shtator, do të përfundojë më 14 qershor. Pushimet do të ndahen në dy periudha; për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të prillit.

Sipas vendimeve të marra, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF