KreuStil Jetese

Jimmy Fallon i kërkon falje stafit pas akuzave se krijon një mjedis toksik në punë!

Jimmy Fallon i kërkon falje stafit pas akuzave se krijon një mjedis

Jimmy Fallon iu ka kërkuar falje kolegëve të tij për akuzat e përshkruara në një histori të Rolling Stone të publikuar të enjten në lidhje me një mjedis të vështirë pune në “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”, ka mësuar CNN.

Gjatë një telefonate në Zoom me stafin e “The Tonight Show” të mbajtur pas publikimit të historisë, Fallon thuhet se ka thënë se nuk ka ndërmend të krijojë atë lloj atmosfere për shfaqjen. “Është e turpshme dhe ndihem shumë keq. Ndihem aq keq sa nuk mund t’ju them as që mund t’ju ta përshkruaj.. Unë dua që shfaqja të jetë argëtuese, duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të gjithë”, tha Fallon, teksa më tej vijoi, “Duhet të jetë shfaqja më e mirë”.

Në historinë origjinale, 16 punonjës aktualë dhe ish-punonjës përshkruan një mjedis të vështirë pune në “The Tonight Shoë”  që në disa raste ata thonë se ishte i dëmshëm për shëndetin e tyre mendor. Individët nuk u identifikuan me emra në histori, duke përmendur frikën e pasojave profesionale. CNN nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimet e tyre.

 “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ‘The Tonight Show’, dhe ofrimi i një mjedisi pune të respektueshëm është një prioritet kryesor. Si në çdo vend pune, ne kemi pasur që punonjësit të ngrenë probleme; ato janë hetuar dhe janë ndërmarrë veprime sipas rastit. Siç ndodh gjithmonë, ne inkurajojmë punonjësit që mendojnë se kanë përjetuar ose vërejtur sjellje të papajtueshme me politikat tona, të raportojnë shqetësimet e tyre në mënyrë që ne t’i adresojmë ato në përputhje me rrethanat”, tha në deklaratën e parë një zëdhënës i NBC.

Në vitin 2020, Fallon u kritikua për një klip të rishfaqur nga një skeç “Saturday Night Live”, ku ai performoi një imitim të Chris Rock në të cilin ai u shfaq me fytyrë të zezë. Fallon kërkoi falje pasi klipi i skeçit, i cili fillimisht u transmetua në “SNL” në vitin 2000, u rishfaq në mediat sociale dhe shkaktoi kritika.

Ndërkohë në javët e fundit, Fallon është shfaqur në podkastin “Strike Force Five” së bashku me John Oliver, Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Seth Meyers.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF