
Aktorja legjendare e teatrit dhe filmit grek, Kali Kalo, tashmë në moshën 97 vjecare ka bërë për mediat në Athinë disa rrëfime mbi jetën dhe karrierën e saj. Kalo, apo Kaliopi Dambergi përmendi për herë të parë për eshtrat e djalit të saj të vetëm, i cili vdiq 40 vite më parë. Eshtrat u gjetën në shtëpinë e saj në një kuti druri.
“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.
Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?’ u shpreh aktorja e famshme.
Ndajra nga jeta e të birit ndodhi pas një aksidenti të rëndë. “Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij.
Për 14 vjet kam luftuar në të gjitha qytetet e Europës. Ai humbi dorën, sytë dhe ne u luftuam shumë. Unë nuk doja ta humbja atë… “, u shpreh me dhimbje ajo.










10 çanta për t’u vendosur çdo ditë këtë sezon!





Horoskopi ditor, e premte 8 shtator 2023




