KreuStil Jetese

Përdoret telefoni: “U thyen rregullat”, reagon produksioni i “Love Island”!

Përdoret telefoni: “U thyen rregullat”, reagon produksioni i

“Reality show” më i ri “Love Island Albania” nisi me “kembe te mbare” në Televizionin “Klan” , duke arritur menjeherë të grumbullojë klikime të shumta e të zgjoje kureshtjen e publikut shqiptar me vilën e tij te mbushur me të rinj e të reja.

Ndër rregullat e këtij programi është që ndalimi i telefonave dhe kontaktit me botën jashtë. Por që në javën e parë të transmetimit, tek ndjekësit linden paqartesi: Ata kanë ngritur pikëpyetje lidhur me përdorimin e telefonave nga “ishullorët”, dicka qe normalisht, derisa jane te izoluar, nuk duhet te lejohet.

Pas kësaj “TV Klan” ka sqaruar se telefonat e përdorur nuk kanë akses në internet apo me kartën SIM, ndërkohë që ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë.

Ata e përdorin telefonin vetëm për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF