KreuStil Jetese

Vetmia mund të përshpejtojë plakjen më shumë se pirja e duhanit, sipas studimit!

Vetmia mund të përshpejtojë plakjen më shumë se pirja e

Të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme jo vetëm për shëndetin tuaj psikologjik, por mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin tuaj fizik, veçanërisht duke përshpejtuar procesin e plakjes së trupit tuaj.

Sipas një studimi të ri, vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e rregullt e duhanit. “Shëndeti mendor është nxitësi kryesor i plakjes. Ekziston një numër i madh kërkimesh se si është i lidhur shëndeti mendor dhe fizik, duke përfshirë trajektoret e tyre të zakonshme të plakjes”, tha Galkin, një nga autorët e studimit.

Manuel Faria, një tjetër autor i studimit, argumentoi se “gjendjet mendore dhe psikosociale janë disa nga parashikuesit më të fuqishëm të rezultateve shëndetësore dhe cilësisë së jetës, por ato janë lënë kryesisht jashtë kujdesit shëndetësor modern”.

Aspekti psikologjik i plakjes nuk duhet neglizhuar as në kërkime dhe as në aplikime praktike kundër plakjes, sipas studimit.

Duke patur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si nxitësi kryesor i plakjes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF