KreuStil Jetese

Stefi Prifti zbulon se si e gjeti dashurinë e re, disa vite pas humbjes së bashkëshortes!

Stefi Prifti zbulon se si e gjeti dashurinë e re, disa vite pas humbjes

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun Stefi Prifti ka qenë i ftuar te “Rudina” në televizionin Klan këtë të mërkurë dhe ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia me partneren e tij të re.

“As nuk e kërkova, as më kërkoi. Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua mu krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje… “, tregoi Stefi Prifti.

Ndër të tjera ai tha zbuloi se ka patur mirëkuptimin e dy vajzave të tij. “Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur mu desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë”, tha Prifti.

Lajmin për lidhjen e re Stefi e dha para disa muajsh pasi postoi në Instagramin e tij një foto ku shiheshin duart e tyre të bashkuara, dhe ku ai zbuloi se ndihej i lumtur.

Kujtojmë që kjo romancë për këngëtarin vjen 7 vite pas ndarjes nga jeta e bashkëshortes së tij, Marina.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF