KreuStil Jetese

Jenna Ortega, e dashura e re e Johnny Depp? “Ju lutem, na lini të qetë”! 

Jenna Ortega, e dashura e re e Johnny Depp? “Ju lutem, na lini të

Jenna Ortega, 20 vjeç dhe Johnny Depp, 60 po pushtojnë titujt kryesorë të gazetave rozë pas thashethemeve se janë në një lidhje. Pas hovit që morën lajmet mbi një histori të pazakontë mes tyre, aktorja e “Wednesady” bëri reagimin e parë.  

Ortega i cilësoi “qesharake” pretendimet se ata po takohen me njëri-tjetrin dhe i mohoi ato me forcë, si të pazabuara në fakte reale. Aktorja jo vetëm mohoi ndonjë lidhje romantike me yllin hollivudian, por edhe ndonjë bashkëpunim të mundshëm profesional mes tyre.  

Mesazhi u shfaq në profilin e saj në Instagram në rubrikën Story, por u zhduk 24 orë pas publikimit.  “Është kaq qesharake sa nuk mund të qesh. Unë kurrë nuk e kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Na lini të qetë”, tha Jenna. 

Pas shfaqjes së thashethemeve, edhe përfaqësuesit e yllit të “Pirates of the Caribbean” mbajtën të njëjtin qëndrin, duke theksuar se  “Zoti Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega. “Ai kurrë nuk është takuar, nuk ka folur, e as nuk është përfshirë në ndonjë projekt me të dhe as nuk ka në plan ta bëjë. Ai është i tmerruar nga këto fjalë të pabaza dhe dashakeqe që synojnë të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën e tij”, thuhej në deklaratë.  

Ortega preku majat e famës me paraqitjen e saj në serialin fenomenal “Wednesday”, ndërsa Depp, i cili sapo kishte arritur të pastronte imazhin e tij pas gjyqit ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, tai tërhoqi sërish një vëmendje ta padëshiruar mbi veten prej lajmeve për një lidhje me një vajzë 40 vjet më të vogël se ai.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF