
Prej disa kohësh Fero ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, si fillim për dhunën që ai ushtroi ndaj Arbenitës dhe më pas për heqjen dorë nga muzika, dhe kthimin në një besimtar të devotshëm mysliman.
Së fundmi reperi ka qenë i ftuar në një emision kosovar dhe ka pranuar se besimi në islam, i ka ndryshuar jetën. Fero iu ka kërkuar falje të gjithë atyre që mund të ketë lënduar.
“Nuk është turp të kërkosh falje, por turp është që të përsërisësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi”, është shprehur Fero.
Reperi thekson se tashmë e do bashkëshorten e tij Arbenitën 200 herë më shumë se e ka dashur. “E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por Islami tani më ka mësuar që të jem shembullor.
Tani që e kam kuptuar fenë nëse nënën time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.
Mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim që Fero ka bërë në jetën e tij, do të ndikojë në vendimin që Arbenita ka marrë për divorc prej tij..





Horoskopi ditor, e shtunë 2 shtator 2023





NASA zbulon një krater të ri në Hënë!









