KreuStil Jetese

Jennifer Lopez dhe fotoja që ndezi debat: Disa e duan, disa e urrejnë!

Jennifer Lopez dhe fotoja që ndezi debat: Disa e duan, disa e urrejnë!

Krahas karrierës së saj si këngëtare dhe aktore, Jennifer Lopez shquhet për shijen e saj për modën, pasi ajo gjithmonë spikat me veshjet e saj. Megjithatë, në fillim të kësaj javë ajo vendosi të postojë në rrjetet e saj sociale një imazh krejtësisht larg shkëlqimit që e karakterizon.

Lopez u shfaq në mënyrë shumë natyrale, teksa ndodhej e shtrirë në shtrat, me pizhame mëndafshi jeshile, duke lënë të kuptuar se sa ishte zgjuar nga gjumi.

“Mirëmëngjesi dhe të hënë të lumtur, do të jetë një javë e mrekullueshme!!!”, shkroi ajo, në fillim të kësaj jave duke dhënë motivim për të gjithë ndjekësit.

Megjithatë, disa nga ndjekësit e saj kanë vënë në pikëpyetje natyralitetin e imazhit, duke theksuar se JLo ishte bërë kukull për të pozuar sikur sapo ishte zgjuar. “A fle me grim?” pyeti një ndjekës.

“E bukur por na tregoni më shumë foto reale, askush nuk zgjohet me grimin”, shtoi një tjetër. Ndërkohë, ka pasur të tjerë që kanë theksuar se JLo ka përdorur filtër në foton e saj. “Pak filtër në foton tuaj”, vuri në dukje një përdorues.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mirëpo, këngëtarja ka marrë edhe komplimente për foton e saj, ndërsa të tjerë thonë se hija e errët poshtë syve i ka ardhur për shkak se ajo nuk e ka hequr tërësisht grimin. “Shkëlqyeshëm”, ka shkruar aktorja Carmen Electra.

Kujtojmë që këngëtarja është adhuruese e kujdesit të fytyrës dhe madje ka markën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës të quajtur JLo Beauty.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF