KreuStil Jetese

“Asgjë s’mund ta ndajë Rita Orën nga rrënjët e saj”, Rita Ora flet për Kosovën në “Festivalin e Filmit në Venecia”!

“Asgjë s’mund ta ndajë Rita Orën nga

“Asgjë nuk mund ta ndajë Rita Orën nga rrënjët dhe origjina e saj: Kosova”, kështu e nis mbishkrimin shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me të cilin ka shoqëruar një pjesë të fjalimit të mbajtur së fundmi nga këngëtarja me famë botërore.

Rita ndodhet aktualisht në Itali për “Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia”, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Në fjalimin e saj, këngëtarja theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata, është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora teksa po prezantonte një çmim.

Nothing can separate @RitaOra from her roots and her origin, Kosova.
Tonight at @DVF award ceremony in Venice ?? she brought Kosova, Prishtina with her, again!
Thank You @RitaOra for all you represent! pic.twitter.com/yl7hw4tF64

Kjo deklaratë e Rita Orës vjen pasi ajo u diskutua shumë në rrjet, pasi gjatë një koncerti të mbajtur në Hungari, një fans serb i dha flamurin e vendit të tij dhe këngëtarja pa e vënë re cilit shtet i përkiste, interpretoi me të në skenë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF