
Vajza e Sabianit, Keisi Medini, ka qenë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së saj në ‘reality show’ “Big Brother 2” disa muaj më parë.
Ajo është shumë aktive edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet me të ëmën në një makinë. Në video Keisi në fillim tregon veten e saj, më pas drejton kamerën nga e ëma.
Mamaja e saj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me hijeshinë e saj, dhe duhet thënë se ato ngjajnë si dy shoqe, dhe jo si nënë e bijë. “Hi mama”, ka shkruar Keisi krah fotos, teksa e ka shoqëruar me një emoji me fytyra me zemra.
Ky prezantim me mamanë e Keisit është i rrallë, pasi në media jemi mësuar që këngëtarja të diskutohet për marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë që ajo ka me të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Keisi foli për marrëdhënien me nënën e saj, “Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje”.
Ndërkohë ajo zbuloi edhe marrëdhënien që mamaja e saj ka me Sabianin, “Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rrallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin, e kanë pasur gjithmonë. Ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt”.



Sam Asghari heq Britney Spears nga Instagrami!







Horoskopi ditor, e enjte 31 gusht 2023




Studimi i ri: Gjuhët e huaja ndihmojnë kujtesën!




Pagjumësia – kura e thjeshtë me 3 përbërës!

FOTO/ Pamja e Kris Jenner i lë fansat pa fjalë!
