
Kureshtja eshte e madhe tashme se kur do te nisë edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania. E ne pritje te tij, ndjekesit ende e pyesin Arbanen për edicionin e kaluar.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, një prej tyre e pyeti moderatoren se kush mendon se është personi që meritonte më shumë në BBV dhe e kanë gjykuar gabimisht.
“BB për mua ka mbaruar me 6 muaj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante”, u shpreh moderatorja.
Big Brother VIP 3” ka nisur përgatitjet dhe po përfliten disa emra që mund t’i shohim brenda shtëpisë, ndersa ka shume kuriozitet edhe për opinionistët. Arbër Hajdari ka deklaruar se nuk do jetë më në rolin e opinionistit këtë sezon ndërsa Zhaklin Lekatari në një intervistë për “Pushime On Top”, u shpreh se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.
Gjatë intervistës asaj iu bë e ditur se po flitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm. Zhaklina tha se nëse duan atë, asaj i bëhet qejfi.“Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”, u shpreh ajo.

Studimi i ri: Gjuhët e huaja ndihmojnë kujtesën!




Pagjumësia – kura e thjeshtë me 3 përbërës!

FOTO/ Pamja e Kris Jenner i lë fansat pa fjalë!


6 çantat më në modë për vjeshtën 2023!






Horoskopi ditor, e mërkurë 30 gusht 2023





