KreuStil Jetese

Britney Spears, akuza ish-bashkëshortit: Punoi fshehurazi me babain kundër meje! 

Britney Spears, akuza ish-bashkëshortit: Punoi fshehurazi me babain

Problemet për Britney Spears duket se nuk kanë fund, pasi artistja duket ka marrë një tjetër goditje, këtë herë nga ish-bashkëshorti i saj, Sam Asghari. Artistja është e mendimit se Sam po komplotonte në fshehtësi me babain e saj për ta mbajtur nën tutelën e tij.  

Akuzat e Spears ndaj ish të shoqit vijnë menjëherë pas skandalit të tradhtisë. Këngëtarja, e cila për vite me radhë u përpoq të shpëtonte nga tutela e të atit, pretendon se Sam i ka vendosur shkopinj në rrota.  Sipas burimeve të Daily Mail, Britney insiston se kjo “lojë” ka nisur menjëherë pasi ajo u bë e dashura e Sam Asghari. “Të dy ata bashkuan forcat kundër meje në fshehtësi, “, pretendon ajo. Duket se Spears dyshonte, prej disa kohësh, se ish-partneri i saj kishte disa vite që punonte me Jamie-n, duke i dhënë asaj informacione personale, madje Sam Asghari do të kishte akses tek paratë e artistes, ndonëse ishte i ati ai që kontrollonte tërësisht sektorin financiar të Britney-t.

“Britney ka arsye të besojë se Sam ka punuar fshehurazi me babanë e saj, Jamie, që nga fillimi i lidhjes së tyre. Sam i ka dhënë Xhemit informacione që do ta ndihmonin atë ta mbante atë nën sqetullën e tij. Në vend të kësaj, Sam kishte akses tek ajo dhe paratë e saj. Britney ndjen, tani, se Sam ishte me dy fytyra gjatë gjithë kohës”, shton burimi.  

Për më tepër, i njëjti person tregoi gjithashtu se Britney dëshironte prej kohësh që martesa e saj me Sam të përfundonte dhe që gjërat mes tyre të ndaheshin miqësisht, për këtë arsye donte t’i blinte atij një shtëpi dhe t’i siguronte një shumë parash. Në fillim të gushtit, Sam bëri kërkesë për divorc nga Britney, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Lidhja e të dyve nisi në vitin 2016 dhe u zyrtarizua në llogarinë e artistit në Instagram, shumë shpejt pas kësaj. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF