KreuStil Jetese

Adele dëshiron të bëhet përsëri nënë: Kam gati një listë me emra!

Adele dëshiron të bëhet përsëri nënë: Kam

Adele është gati të zgjerojë familjen e saj. Gjatë një prej shfaqjeve të saj në Las Vegas gjatë fundjavës, këngëtarja “I Drink Wine”, 35 vjeçe, zbuloi se do të dëshironte të kishte një fëmijë tjetër.

“Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti”, tha Adele, pasi një fanse shtatzënë, i kërkoi ndihmë për të zgjedhur një emër për vajzën e saj të ardhshme.

Fituesja e Grammy, e cila ka një djalë 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki – tha se ajo tashmë po përgatitet duke shënuar emra në telefonin e saj. “Unë në fakt kam bërë gati një listë me emra”,  vazhdoi ajo. “Kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”.

Kur fansja i kërkoi mendimin e Adelës për dy emrat që ajo po mendonte për fëmijën e saj – Spencer dhe Parker.  “Nuk mund të them Parker sepse Rich-it i pëlqen ky emër”, u përgjigj ajo, duke zgjedhur Spencer.

Adele gjithashtu tregoi se i pëlqen emri Ray, duke bërë që fansja e entuziazmuar të thoshte se ky do të jetë emri i dytë i vajzës së saj.

Bebet mesa duket kanë qenë pjesë pandashme e koncerteve të yllit britanik në Las Vegas. Në fillim të këtij muaji, ajo ndihmoi dy fansa të shpallnin gjininë e foshnjës së tyre. Ndërsa ndoqën një shfaqje “Weekends with Adele” në The Colosseum në Caesars Palace, Chris Dare dhe gruaja e tij Shantelle Lord mbanin një tabelë, ku shkruhej: “Adele, a do ta zbulosh gjininë e fëmijës sonë?”.

Adele me kënaqësi thirri çiftin në skenë, dhe teksa u ul në skajin e skenës, hapi zarfin e mbyllur dhe zbuloi: “Shantelle dhe Chris do bëhen me një.. djalë!”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF