
Adele ka ndërprerë koncertin e saj në koncertin e Las Vegas të mbajtur gjatë fundjavës, pasi ka vënë re që një truprojë po shqetësonte një nga fansat, pa asnjë arsye specifike.
Këngëtarja 35-vjeçare po performonte këngën “Water Under the Bridge”, kur i është dashur të ndërpresë këngën për t’ju drejtuar një rojeje sigurie, i cili po shqetësonte një fans që po qëndronte në këmbë nga stoli i tij.
“Çfarë po ndodh aty me atë djalë që po e shqetësoni që nga momenti që unë kam ardhur pasi ai po qëndron në këmbë? Çfarë po ndodh me të? Po, po me ty e kam që ke ngritur dorën”, dëgjohet Adele t’i drejtohet truprojës në videon që po qarkullon në internet.
E pa kënaqur nga përgjigjja e rojës së sigurisë, i cili nuk mund të dëgjohej për shkak të zhurmës, fituesja e 16 çmimeve Grammy vijoji t’i bërtiste truprojës, duke i thënë që duhet ta linin menjëherë rehat fansin.
“Pse po e shqetësoni atë? A mund ta lini rehat? Nuk do të shqetëson më i dashur. Lëreni rehat”, ka thënë Adele.
Mbrojtja e Adele për fansin e saj, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka shkaktuar brohoritma në sallë, duke përgëzuar artisten për këtë veprim.

Julia Roberts kërkon të largohet nga aktrimi!




Horoskopi ditor, e hënë 28 gusht 2023

Bimët që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet





Threads së shpejti në versionin web


Horoskopi ditor, e dielë 27 gusht 2023






