
Pavarësisht “divorcit” me Top Channel, një ekran nga i cili ndonëse u kthye në një personazh mjaft të dashur për publikun e fitoi “Big Brother Vip 1” , u zhduk papritur, duket se Ilir Shaqiri do të bëjë një rikthim të bujshëm në këtë televizion.
Balerini i mirënjohur habiti shumëkënd kur u shfaq në jurinë e “Dance with me” në “Tv Klan”, megjithatë tashmë flitet për një rikthim të tij si kryetar i jurisë së “Dancing with the Stars”.
Përpos emrave të konkurrentëve, publiku ka qenë kurioz edhe për jurinë e këtij show. Është përfolur se Sara Hoxha, Lori Balaj janë dy nga vajzat që do shohim në juri, ndërsa Kledi Kadiu e ka refuzuar ftesën për të qenë sivjet pjesë e spektaklit.
Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Sarah Berisha, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohën sfidës, në garë për çmimin e madh. Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.