KreuStil Jetese

Tragjike në Sarandë! Humb jetën kamarieri 17-vjeçar; E zuri poshtë ashensori lokalit!

Tragjike në Sarandë! Humb jetën kamarieri 17-vjeçar; E

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Sarandë, ku një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. 

Nga informacioni i policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit. Bëhet me dije se kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur dhe ka zënë poshtë Antonio Delilaj, 17 vjeç.

Antonio Delilaj ka qenë duke marrë disa koli ujë nga bodrumi për te bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën. Kamarieri ishte i afërm i pronarit të lokalit dhe ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit Spiro iljadhi dhe vijon puna për arrestimin e tij.

 “Orange” frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar këngëtarët më të njohur në vend. Mësohet se mbrëmë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, këngëtari ende nuk kishte dalë në skenë, kur klientët janë njoftuar se duhej të largoheshin. 

Njoftimi i Policisë Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:  Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF