Dy mikeshat nga Kosova, Rita dhe Florjana, të cilat jetojnë në Zvicër, kanë hapur një biznes të ri. Por emri qe zgjodhen per brand-in e tyre, eshte kthyer ne nje problem jo te vogel.
Arsyeja eshte se vajzat vendosen ta quajne kete brand ne industrine e modes “Riana”, sepse eshte bashkim i dy emrave të tyre, Rita dhe Florjana.
Pikërisht ky emër ka shqetësuar këngëtaren me famë botërore, Rihanna, që ka dërguar ekipin e avokatëve të saj për të marrë në dorë situatën. Emri i brand-it “Riana” do të lidhej nga njerëzit me Rihanna-n, ndaj ata pretendonin se suksesi i dy vajzave do të ishte në kurriz të këngëtares.
Ndaj avokatët i kërcënuan Ritën dhe Florjanën se do t’i ngrinin padi, nëse nuk ia ndryshonin emrin biznesit të tyre. Për këtë arsye, shqiptaret u dorezuan, sipas disa mediave zvicerane, dhe ndryshuan pozicionin e germave te emrit, duke e quajtur tashme firmën e re “Anari”.
“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procese gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër,” rrefyen vajzat per shtypin vendas.