KreuStil Jetese

Garoi e dëmtuar! Mrekullon Luiza Gega, kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës 2023!

Garoi e dëmtuar! Mrekullon Luiza Gega, kualifikohet në finalen e

Atletja e njohur shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës 2023. Pjesëmarrja e kampiones ishte në dyshim deri në fund, pasi ishte e dëmtuar në këmbë.

Prej afro dy javësh ka kryer fizioterapi intensive për t’u bërë gati për garën 3 000 m me pengesa. Pavarësisht dëmtimit, atletja ia doli duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Në këtë mënyrë atletja u rendit e treta në baterinë e saj gjysmëfinale, kohë që i garantoi kualifikimin në finale.

Gega do të përqendrohet në finalen e 27 gushtit të Botërorit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Luiza Gega është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta.

A post shared by BORDO DIGITAL (@bordomagazine)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF