KreuStil Jetese

Angelina Jolie bën tatuazh të ri; dhe është dedikim për Brad Pitt?

Angelina Jolie bën tatuazh të ri; dhe është dedikim për

Artisti i tatuazheve të Angelina Jolie zbuloi se aktorja bëri një tatuazh misterioz në të dy gishtat e mesëm – dhe fansat janë duke hamendësuar se çfarë mund të thotë tatuazhi i saj.

Z. K, i cili punon në dyqanin e famshëm “Bang Bang” në qytetin e Nju-Jorkut, ndau të martën një foto në Instagram me gishtat e Jolie, po pa zbuluar dizajnin e ri.

Z. K etiketoi yllin e “Maleficent” dhe shkroi: “Ende nuk mund ta besoj se i kapa me të vërtetë duart e saj dhe bëra tatuazh”, ndërkohë u kërkoi fansave të komentonin se çfarë ata mendonin se shkroi aktorja në pëllëmbën e saj.

Hamendsimet e fansave ishin të shumta, dhe opsioni më popullor ishte, “F—k. Brad”. Komentuesit sigurisht i referohen ish-burrit të saj, Brad Pitt, me të cilin Jolie ishte në lidhje nga viti 2005 deri në dasmën e tyre të shumëpritur në vitin 2014.

Megjithatë, çifti u divorcua në vitin 2016 dhe u përfshinë në një betejë ligjore të vazhdueshme dhe të diskutueshme lidhur me fëmijët e tyre dhe për kantinën e përbashkët të verës.

Supozime të tjera se çfarë mund të jetë tatuazhi i ri i yllit, përfshijnë homazhet për fëmijët e saj, “diçka shpirtërore”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF