
Këtë vit, One Albania shpalosi një iniciativë që jo vetëm afron abonentët, por edhe i jep frymës së verës një shkëlqim të ri. “Purple Summer” erdhi si një festë e lidhjeve, përvojave dhe momenteve të paharrueshme, për t’i dhënë sezonit një përjetim të freskët.
Purple summer u iniciua në muajin maj të këtij viti dhe lulëzoi duke u ndërthurur me disa nga ngjarjet më gjallëruese të Shqipërisë. Përfshirja e One Albania në Unum Festival, për të tretin vit radhazi, tregoi angazhimin e palëkundur për të krijuar përvoja që rrezonojnë me pasionet e klientëve tanë. Dhe kush mund ta harronte koncertin e bujshëm të Enrique Iglesias në Tiranë, ku One Albania ndriçoi natën duke u ofruar ndjekësve një mundësi për të fituar bileta dhe takime ekskluzive?
E hëna me Purple Summer
Purple Monday – e hëna tashmë vjen ndryshe. Çdo fillim jave, në profilet e Instagram dhe Facebook të One Albania, shpallen lojëra që shpërblejnë ndjekësit me dhurata. Për të përfituar nga këto dhurata, mjafton të ndiqni këto faqe dhe të mbani notifications ON për dhuratat e ditës së hënë. Këto mundësi javore u dhurojnë ndjekësve një shans për të fituar përvoja dhe për të krijuar kujtime të bukura.
Përvoja angazhuese në çdo hap
Magjia e “Purple Summer” nuk ndalet këtu! One Albania pranon se thelbi i lidhjes qëndron në detajet më të imta.
Një tjetër partneritetet i spikatur përfshin bashkëpunimin emocionues me një nga programet verore më të ndjekura në Shqipëri, Summer on Top, me Eni Shehun dhe Lei Krajën. One Albania shoqëroi programin nëpër udhëtimin magjepsës të vendeve më të bukura të Shqipërisë. Gjithashtu, përgjatë këtij rrugëtimi, One Albania hapi konkurse dhe u dha mundësinë ndjekësve të mediave sociale për të fituar telefona. Prania e One Albania gjatë këtij programi ilustron përkushtimin për të qenë jo vetëm një rrjet komunikimi, por edhe një suportues i përvojave të përbashkëta dhe kujtimeve të dashura.





Horoskopi ditor, e martë 22 gusht 2023














Horoskopi ditor, e hënë 21 Gusht 2023
