
Në një intervistë me “Allure”, aktorja 48-vjeçare, fituese e çmimit Academy Aëard, Charlize Theron, ka folur për standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për plakjen mes burrave dhe grave. “Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plaket”, tha Charlize për “Allure”.
“Njerëzit mendojnë se unë kam bërë një ndryshim të fytyrës. Ata thonë: ‘Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj?’, ndërkohë unë them, ‘B**ch, unë thjesht po plakem! Kjo nuk do të thotë se kam bërë një operacion plastik. Kjo është ajo që ndodh”, shprehet ajo.
Por vetëm për shkak se Charlize nuk ka kryer operacione, kjo nuk do të thotë se ajo është kundër atyre që kanë ndjekur atë rrugë. Në fakt, ajo beson se shoqëria duhet të jetë pak më “empatike” ndaj rrugëtimit të çdo gruaje në plakje.
“Unë kam patur gjithmonë probleme me faktin se burrat plaken si verërat e mira dhe gratë si lulet e prera”, tha Charlize për standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë. “Unë e përbuz atë koncept dhe dua të luftoj kundër tij. Unë gjithashtu mendoj se gratë duhet të plaken në mënyrën se si ato e ndjejnë. Ne duhet të jemi pak më empatikë ndaj mënyrës se si ne të gjithë kalojmë nëpër rrugëtimin tonë”.
Por ka një gjë në lidhje me plakjen që Charlize dëshiron ta ndryshojë: rënia e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë në trupin e saj.
“Më shumë se fytyra ime, do të doja të kisha trupin tim 25-vjeçar”, shtoi Charlize. “Tani, nëse nuk stërvitem për tre ditë dhe unë kthehem në palestër, nuk mund të eci”.


Horoskopi ditor, e hënë 21 Gusht 2023










Horoskopi ditor, e dielë 20 gusht 2023







