KreuStil Jetese

8 veprimtari se si të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor

8 veprimtari se si të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në shëndetin mendor të njerëzve. Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës kanë përjetuar stres gjatë gjithë pandemisë – nga punëtorët e vijës së parë që janë të stërmbushur me punë, të rinjtë që nuk mund të shkojnë në shkollë, anëtarët e familjes që janë të ndarë nga njëri-tjetri, ata të prekur nga infeksioni ose humbja nga COVID-19 të të dashurve, ose njerëzve me kushte para-ekzistuese të shëndetit mendor, të cilët përballen me vështirësi në aksesin e shërbimeve të shëndetit mendor gjatë bllokimeve.

Provoni një nga këto metoda të sygjeruara nga terapistët dhe shihni gjendjen tuaj shpirtërore të përmirësohet shumë shpejt.

Lehtësoni ngarkesën tuaj mendore

“Kaloni pesë minuta duke menduar se çfarë mund të hiqni nga truri juaj sot, apo edhe këtë javë.” tha Neha Chaudhary, një psikiatre në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit. “Sa më shumë që mund të lehtësoni ngarkesën tuaj mendore, aq më shumë liri do të ndjeni dhe mendimet që ju stresojnë do të largohen.

Provoni një ushtrim të frymëmarrjes

Frymëmarrja e thellë është një zakon i thjeshtë që ndihmon në kultivimin e ndërgjegjes, e njohur gjithashtu si praktika e të qenit i pranishëm. Vetëdija mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes tuaj të ngarkuar, përmirësimin e humorit tuaj dhe zvogëlimin e çdo tensioni që mund të përjetoni.

Dëgjoni këngën tuaj të preferuar

Nëse ka më shumë se një këngë që ju bën të ndiheni mirë, krijoni një listë dëgjimi me të gjithë këngët tuaja të preferuara. Teksa dëgjoni muzikën tuaj të preferuar mund të kërceni. Lëvizja do të lëshojë endorfina, të cilat rrisin lumturinë.

Filloni një ditar

Rrëfeni ekperiencat tuaja të mira ose të këqija në një ditar. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni vetëdijen tuaj.

Shkoni për një shëtitje

Aktiviteti fizik mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor. Edhe pse mund të mos keni kohë për një rutinë të tërë stërvitore, mund të bëni një shëtitje në pesë minuta ose më pak.

Një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojë në rivendosjen e mendjes tuaj.

Bëni një listë “mirënjohjeje”

Nëse mendimet negative po ju rëndojnë, merrni pak kohë për t’u përqëndruar në atë për të cilën jeni mirënjohës. Kjo mund të ndihet qetësuese pasi ndihmon të ndiheni të lumtur dhe rrit vlerësimin për veten.

Praktikoni vetë-dhembshurinë

Mos jini shumë të ashpër me veten. Mos lejoni që zëri juaj i brendshëm t’ju kritikojë dhe gjykojë. Praktikoni vetë-dhembshurinë dhe jini të butë me veten.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF