
Moderatoja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj kanë ndarë së fundmi me ndjekësit projektin e tij më të ri. Ata do të vijnë pranë publikut me një film, i cili do të trajtojë historinë e tyre të dashurisë.
Ata zbulojnë se ky projekt titullohet “5 herë jo” dhe do të jetë një komedi romantike me emocione të forta. Filmi pritet të ketë premierën në dhjetor 2023, dhe të gjithë do të kenë mundësi ta shohin në kinema.
“Ej,Miq!?? Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre!
Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund”, ka shkruar Bora Zemani.



Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney!

Horoskopi ditor, e shtunë 19 gusht 2023















Horoskopi ditor, e premte 18 gusht 2023
