
Angelina Jolie është parë me djalin e saj, Pax, duke kaluar një kohë cilësore së bashku. I biri zgjodhi nje veshje te thjeshte, por te kendshme me pantallona të zeza dhe atlete ‘Converse’ të stilit të vjetër. Vete aktorja ishte super elegante koke e kembe me te zeza. Dalja e tyre erdhi pasi fituesja e cmimit e “Oscar” e kishte kaluar pjesën më të madhe të ditës së martë në Soho me vajzën e saj, Vivienne.
Një nga çantat që Pax dukej se kishte në dorë ishte për aparatin e tij dhe pajisje të tjera që lidhen me fotografinë. Ai ka bashkëpunuar me të ëmën edhe per filmin dhe “First They Killed My Father (2017)”, duke bërë fotografi nga prapaskenat për filmin dramatik, i cili ka të bëjë me të njëjtën temë që kishte edhe filmi i fundit per te cilin bashkuan forcat, “Without Blood”.
“Ne punojmë mirë së bashku, ndihemi si një familje e madhe, kështu që cdo gjë ishte e natyrshme”, tha 48 vjecarja për punën e Pax dhe Maddox, e cituar nga Telegraf. 19 vjeçari ka një dashuri të madhe për artin dhe thuhet se është në përgatitje të një ekspozite në një galeri në Tel Aviv, Izrael.
Pasi djemtë e artistes punuan në departamentin e asistentëve të regjisorit për filmin e saj të ardhshëm dramë, “Without Blood”, vajza Vivienne tani do të jetë pranë nënës së saj si asistente vullnetare për muzikalin e ri të ‘Broadwayit’, “The Outsiders”, për të cilin artistja po shërben si producente kryesore.












Horoskopi ditor, e premte 18 gusht 2023







