KreuStil Jetese

Bashkëshorti kërcënon se do të nxjerrë informacione ‘të turpshme’ të Britney Spears nëse…

Bashkëshorti kërcënon se do të nxjerrë informacione

Sam Asghari duket se po kërcënon të nxjerrë informacione ‘jashtëzakonisht të turpshme’ për Britney Spears nëse ajo nuk pranon të rinegociojë kontratën e tyre paramartesore. Mediat e huaja raportuan se Asghari, 29 vjeç, dhe Britney, 41-vjeçare, janë ndarë pas vetëm 14 muajsh martesë – pasi pretendohet se ai u përball me të për akuza për tradhti. PageSix ka raportuar se aktori po kërkon një pagë më të madhe se sa kishin rënë dakord fillimisht në këmbim të heshtjes së tij.

“Asghari po përpiqet të negociojë koncesione përtej kontratës paramartesore dhe kërcënon të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të turpshme për Britneyn, nëse ai nuk paguhet”, pretendon një burim. Nderkohe, njerez te afert me kengetaren thane për DailyMail: “Këto pretendime janë absurde dhe nuk ka asnjë mënyrë që avokati i saj, një ish-prokuror federal, të lejojë që dikush të zhvasë Britney Spearsin”.

Është e paqartë nëse Sam do të jetë në gjendje të marrë një pjesë të parave që gruaja e tij fitoi ndërsa ata janë të martuar. Avokati i saj Mathew Rosengart luajti një rol kyç në përpunimin e kushteve menjëherë pasi Asghari i propozoi Spears në shtator 2021.

Kengetarja ka një vlerë neto të raportuar prej 60 milionë dollarësh (55.1 milionë euro), por ajo gjithashtu paguan dhjetëra mijëra dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët për ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, 45 vjeç. Ish-çifti, të cilët u ndanë në vitin 2006 pas dy vitesh martesë – ndajnë djem Jayden James, 16 vjeç dhe Sean Preston, 17-vjeçar. Kevin ka kujdestarinë e plotë të djemve.

Asghari dhe Spears i kanë ndare rrugët e tyre pas nje sherri “gjigand” kur ai e akuzoi te shoqen se nuk kishte qendruar besnike. Nuk dihet nese thashethemet janë të vërteta.

Thuhet se Asghari i besonte thashethemet që Spears e kishte tradhtuar, pasi dyshja kishin një “luftë të madhe” dhe ai u largua nga shtëpia e tyre dhe tani jeton në një shtepi me vete. Dyshja u martuan në qershor 2022, por kane qene bashkë që nga viti 2016.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF