KreuStil Jetese

“Përvëlohet” Turqia, termometri 49.5 gradë Celsius: “I nxehti në Mesdhe, deri në 2040-tën!

“Përvëlohet” Turqia, termometri 49.5 gradë Celsius:

Turqia ka regjistruar temperatura rekord prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040. Kjo temperature u regjistrua të martën në provincën Eskishehër, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021 – 49.1 gradë Celsius. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar tani se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.

Arsyeja kryesore pas kesaj vale, sipas REL, besohet se qëndron te ndryshimet klimatike, e pohuar nga Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.

Ndonëse fenomeni El Nino, që aktualisht është aktiv, ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata, ka thënë Onol për agjencinë e lajmeve dpa.

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vjetët e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, eshte shprehur Onol. Ai ka parashikuar që piku i sezonit turistik në të ardhmen do të kaloje në shtator dhe tetor.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF