
Janë prej vitesh mikesha të mira, por paska një arsye për “mërira” mes Einxhel Shkirës dhe Argjira Spancës, e ato qenkane fotot! Einxhel e rrëfeu vetë së fundi shkakun e “zënkës” së tyre. Me humor, ajo pohoi “përplasjen” për shkrepjet që duket senuk i kanë pëlqyer, edhe pse në fund, disa e kanë bindur.
”Realizimi i këtyre fotove u pasua me një super përplasje Einxhel-Argjira, por më duhet të pranoj Argjira që shyqyr ca ishin të hajrit”- shkruan moderatorja krah fotove që ka postuar.
Einxhel ka miqësi prej vitesh me Argjirën e Fjoralba Ponarin, që përshkruhen si mikeshat e saj të ngushta.
Syrit të mediave nuk i shpëtoi momenti kur të dyja vajzat shpërthyen në lotë dhjetorin e 2021, në kohën që Einxhel rrëfeu historinë e dhimbshme të nënës së saj që disa kohë më parë theu legenin dhe tani përdor një protezë e cila i ndryshoi jetën, e vuan po kështu edhe nga sëmundja e Parkinsonit.






8 këshilla për të kapërcyer ndarjen!






Horoskopi ditor, e mërkurë 16 gusht 2023



Rrugëtim Kuban – Aventura urbane në Havana!




