KreuStil Jetese

 VIDEO/ “Oh, zemër”, Rita Ora flet shqip në “The Voice Australia”! Patriotja që i rrëmbeu zemrën!

 VIDEO/ “Oh, zemër”, Rita Ora flet shqip në

Një vajzë kosovare, e quajtur Sihana Haxhnikaj, performoi në audicionin e “The Voice Australia’, me këngën e Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”. Ajo arriti të rrëmbente duartrokitjet e publikut që ndodheshin në sallë, por edhe të këngëtares Rita Ora, e cila është në rolin e jurisë në spektaklin e talenteve.

Rita zgjodhi ta shtypte pulsantin për ta bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj, pa e ditur se vajza që këndonte ishte nga i njëjti vend me të. Teksa Rita dëgjoi emrin e saj, nuk humbi kohë dhe e pyeti vajzën se nga ishte, dhe ajo iu përgjigj nga Kosova.

E emocionuar këngëtarja me famë botërore tha se edhe ajo ishte nga ky vend, teksa e përshëndeti konkurrenten dhe familjarët e saj në gjuhën shqipe. “Oh Zemër”, tha Rita e entuziazmuar, teksa përshëndeti edhe familjarët e saj “Mirëmbrëma, si jeni?”.

Rita e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm 16-vjeçaren shqiptare, ndërkohë u shpreh e lumtur që tashmë në ekipin e saj do të jetë një vajzë nga vendi i saj, Kosova.

Kujtojmë që Rita Ora ka lindur në Prishtinë nga prindërit e saj shqiptarë, Vera, një psikiatre dhe babai i saj Besniku, një pronar i një lokali në Londër, që kishte studiuar më parë për ekonomi.


Këngëtarja 32 vjeçe u largua nga Kosova dhe u transferua në Angli në vitin 1991. Ajo u rrit në lagjen Notting Hill të Londrës dhe më vonë ndoqi shkollën e arteve “Sylvia Young” në kryeqytetin britanik.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF