Nga Blerina Ruka
Havana-Montreal
Për shumë njerëz, Kuba është më shumë se vetëm një vend, po për ne shqiptarët, Kuba është si të kthehesh disa dhjetëra vite pas. Është sikur të shikosh veten në pasqyrë dhe të kujtosh se ku kanë jetuar prindërit tanë. E nga ana tjetër është ëndërr ekzotike, me brigje përrallore e ngulitur në mendje si një parajsë e Karaibeve, që përjetohet nëpër këngë, filma dhe histori të rrëfyera. E në fakt e gjithë kjo panoramë mahnitëse e ndërtuar me copa e pjesë nga libra e copëza fotosh nëpër rrjet, të zhbëhet sapo mbërrin në këtë vend, vërtetë ekzotike, por shumë të prapambetur dhe të varfër.
Zbritja në një prej aeroporteve të Kubës, të prezanton menjëherë më kulturën vendase, që për ne të cilët jetojmë në metropole të mëdha të perëndimit, apo të Kanadasë, e kemi harruar. Të mësuar me madhështinë, ku miliona njerëz lëvizin përditë, sapo mbërrin në Kubë, aeroporti të duket kaq i vogël sa mendon se kushdo nga ne mund të ishte arkitekt i tij. Këtu çdo zyrë është paradhomë e tjetrës. I vetmi detaj modern janë kamerat e sigurisë dhe skanerat e kontrollit të udhëtarëve. Një aeroport pa ajër të kondicionuar, dhe ku i gjithë stafi dhe udhëtarët janë të detyruar të mbajnë arashkë në duar. E përballë kësaj pamje, 5 yjet e resortit ku ke rezervuar, të duken një realitet qesharak.
Varfëria në këtë vend është një sfidë thelbësore, përgjatë dekadave të fundit.
Qytetet që kalojmë për të arritur në destinacionin tonë përfundimtar, më sjellin ndërmend Shqipërinë e para viteve ’90. Havana, kryeqyteti i Kubës, është një qytet që duket se ka ndalur në kohë. Rrugë të shkretuara, me makina klasike të viteve ’50 që përdoren si taksi dhe pamjet e shtëpive në dukje të braktisura, të ngjitura me rrugën kryesore, asfalti i të cilës të kujton rrugët e fshatit. Ngjyrat pasteli me të cilën janë lyer shtëpitë të duket se janë aq të vjetra sa të bëjnë të mendosh se Havanna është si një muze lëvizës, ku njerëzit jetojnë brenda saj dhe kanë ndaluar në vitet ’50, kur qyteti arriti kulmin e kur Fidel Kastro ende nuk kishte marrë pushtetin.
Përvoja ime e parë në Havanna ishte si një rrokje e një kohë tjetër, një periudhë kur kultura dhe muzika zhvillonin një rol të madh në jetën e përditshme të njerëzve. Ndërtesa të vjetra, çdo ballkon i cilitdo pallat është i rrethuar me hekura ose tela, kjo edhe për shkak të pasigurisë së vendit.
Dyqane të varfra, si në Shqipërinë e viteve ’80, kur edhe kur kishte ndonjë mall për tregtim, ishte ndonjë prodhim vendas, kulinari vendasve dhe fruta ekzotike, erëza të ndryshme, shumë pak mish dhe pothuaj fare perime.
Pavarësisht nga trashëgimia e pasur kulturore dhe rrethimit natyror të bukur, varfëria ka qenë një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e të gjithë komuniteteve në këtë vend. Kuba është një eksportues i njohur i shërbimeve mjekësore. Shkolla e Mjekësisë aty ka prodhuar një numër të madh mjekësh dhe infermierësh të cilët janë ambasadorë të shëndetësisë për misione në vendet e tjera. Bujqësia është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Kubës. Kushtet e natyrshme dhe mjediset e përshtatshme klimatike kanë bërë që bujqësia të jetë një burim kryesor i prodhimit të ushqimit dhe eksportit të produkteve bujqësore.
Parajsa e Karaibeve
Kuba është një destinacion i pashmangshëm për ata që janë të tërhequr nga ujërat e kristalta të Karaibeve, rërës së hirtë apo plazhet mahnitëse. Ajo që bën kulturën e turizmit në plazhet e Kubës të veçantë është ndikimi i thellë i historisë dhe traditave kubaneze, që përqafon vizitorët dhe i mban ata të lidhur me identitetin unik të vendit.
Në kohën kur turistët hyjnë në plazhet e Kubës, ata nuk janë vetëm duke eksploruar një peizazh natyror, por po përjetojnë një realitet të një populli në dukje të lumtur, nga ndryshimet e kohës dhe ngjarjet historike. Kuba ia ka dalë të ruajë trashëgiminë e saj kulturore ndër vite, dhe turizmi ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces.
Mbrëmjet në Kuba janë mjaft të zhurmshme, një aspekt që dallon kulturën me përfshirjen e muzikës dhe valleve tradicionale në përvojën e udhëtarit. Turistët shpesh hasen në muzikantë të lokalëve që mësojnë vallet e tyre të trashëgimisë dhe shpërthejnë me një energji të jashtëzakonshme. Ritmet e lokaleve dhe instrumenteve tradicionale e bënë kulturën kubaneze të ndjehet e gjallë.
Të shijosh një gotë rumi nën hijen e palmave të shumëllojshme është një përvojë unike, por ajo bëhet edhe më e pasur kur turistët marrin kohë për të folur me banorët lokalë dhe për të mësuar më shumë për jetën dhe kulturën e tyre. Shkëmbimet kulturore me të tjerët krijojnë një ndjenjë të bashkëpunimit dhe respektit, duke e bërë turizmin në Kubë të ndjehet si një udhëtim më shumë se vetëm një destinacion.
Imazhi ikonik Ernesto ‘Che’ Guevara
Nëpër qytetet do të shihni imazhe dhe shënime të Revolucionit Kuban. Pamje të Che Guevaras dhe Fidel Castro nëpër sheshet dhe mure, si dhe shenja dhe piktura që tregojnë përballjen e vendit me periudhën e revolucionit, janë të shpeshta dhe të thellësisht emocionuese.
Ernesto ‘Che’ Guevara mbetet një simbol i rëndësishëm në Kuba për shkak të rolit të tij të shquar në Revolucionin Kuban të vitit 1959 dhe për kontributin e tij në formimin e identitetit kombëtar kubanez. Sipas tyre, Che Guevara ende ruan simpatinë e kubanezëve si një ideolog socialist dhe komunist i njohur, i cili kontribuoi në zhvillimin e koncepteve revolucionare dhe ideve për ndryshime sociale radikale. Puna e tij për zhvillimin e ‘njeriut të ri’ dhe besimi i tij në të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithë individëve, pavarësisht prej klasës sociale, pati një ndikim të madh në filozofinë e Revolucionit Kuban dhe në mënyrën sesi Kuba u shndërrua. Pamja fizike dhe stili i Che Guevara, me beretën e tij dhe fytyrën me shenjën karakteristike, janë bërë simbol të Revolucionit Kuban dhe kulturës së kubanezëve. Ky imazh ikonik është përdorur për të përshkruar përpjekjet për liri, drejtësi dhe ndryshim social në Kuba ndoshta edhe në mbarë