Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook se të gjithë fëmijët që mbushin 6 vjeç brenda vitit mund të regjistrohen në klasën e parë.
Kushi shprehet se prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç, e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, mund ti regjistrojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.
“Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.
Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.
➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë”, thuhet në postimin e ministres Kushi.