
Modelja Jori Delli ka marrë sërish vëmendjen e mediave italiane, pasi thuhet se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Këngëtari postoi një foto në Instastory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e këngëtares Ana Menës, me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.
Por sipas paparacit Alessandro Rosica, detajet tregojnë që identiteti misterioz është ai i Jori Dellit. Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku dyshja shihen duke u puthur në makinë.
Mediat italiane kanë bërë një biografi për modelen Jori Delli. Ajo është një modele e re dhe influencuese me origjinë shqiptare, e lindur në Mestre në vitin 1995 dhe e rritur në Quarto d’Altino, në provincën e Venecias, shkruajnë ata.
Ajo jeton në Torino, ku është diplomuar për Inxhinieri Menaxhimi. Jori Delli e filloi karrierën e saj si modele duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Modelja njihet për publikun si një nga fytyrat e njohura të Sportitalia-s , ku mori pjesë në një transmetimin kushtuar merkatos. 28-vjeçarja pati mundësinë të takojë disa nga kampionët më të mëdhenj të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo dhe Neymar, me të cilët realizoi një spot reklamues në vitin 2019.
Jori mori pjesë edhe në ‘reality show-n’ “Big Brother VIP” në Shqipëri. Ajo është shumë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku ka mbi 500 000 ndjekës.
Në të kaluarën, Jori Delli ka qenë në një lidhje me Simone Camoles, djalin e ish-menaxherit Giancarlo Camolese. Ndër rrëfimet e saj, influencuesja ka tentuar të krijojë diçka me Zac Efron, por nuk ia doli kurrë.
Fred De Palma dhe Jori Delli kanë zgjedhur të mos komentojë, duke mos e mohuar apo konfirmuar lajmin.






Horoskopi ditor, e hënë 14 gusht 2023







Horoskopi ditor, e dielë 13 gusht 2023

Beniada i hyn botës së muzikës, nis pergatitjet!





Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!
