
Moderatori Ronaldo Sharka pak muaj më parë humbi të atin, për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Shpesh gazetari ka zgjedhur që t’i dedikojë atij postime të ndjera në rrjetin e tij social Instagram, ndërkohë që së fundmi gjatë “Kepit të VIP-ve” ka zbuluar detaje të reja rreth humbjes së njeriut të tij të shtrenjtë.
Ronaldo rrëfeu një moment tejet prekës kur disa orë para se i ati të ndërronte jetë e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit, pasi dëshira e tij si e çdokujt ishte të jetonte.
“Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në renaimacion. Përveç se ishin në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyeti, ‘a i sigurove lekët e operacionit?’. Sepse e donte shumë jetën dhe ‘po’ i kisha siguruar.
Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar te varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj..”, u shpreh Ronaldo mes lotësh.




Horoskopi ditor, e hënë 14 gusht 2023







Horoskopi ditor, e dielë 13 gusht 2023

Beniada i hyn botës së muzikës, nis pergatitjet!





Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!


