KreuStil Jetese

Mjekët shpjegojnë përse prindërit duhet të ndalojnë së puthuri fëmijët në buzë!

Mjekët shpjegojnë përse prindërit duhet të

Mjekët thonë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurte në mjedisin familjar. Por puthja në buzë, sipas tyre, nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore. Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të trupit të një fëmije, shprehet psikologia Charlotte Reznick.

Kur puthni një fëmijë në buzë, shphegon ekspertja, ju i tregoni se kufiri i trupit të tij është i hapur dhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem. Kjo gjithashtu përfshin ushqyerjen me forcë dhe gudulisjen agresive. Kështu, prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë një “sindromë viktimë ” me pamundësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personalë.

Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se në gojën tonë ka një numër të madh mikrobesh që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohen te fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë. Dhe duke qenë se fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, insiston Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të shkaktohen ne trupin e tyre përmes pështymës.

Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë që i keni mësuar në shtëpi, por jashtë rrethit familjar, puthja e fëmijëve ose të rriturve të tjerë në buzë si një mënyrë për të shprehur simpatinë, nëse ju e praktikoni në familje këtë veprim.

Psikologia tregon se edhe nëse do të ishte një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët i mësojnë gjërat me mimika. Kështu që ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët, pa e kuptuar implikimin intim të këtij gjesti. Kjo është arsyeja pse ajo rekomandon puthjen e fëmijës vetëm në faqe ose në ballë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF