KreuStil Jetese

Shtatzënë për herë të dytë; A ka lindur Rihanna?!

Shtatzënë për herë të dytë; A ka lindur Rihanna?!

Ardhja në jetë e fëmijës ë dytë të Rihannës është më shpejt nga sa e prisnit! Pasi Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në shkurt të vitit 2023 gjatë performancës së saj në Super Boël, fansat kanë spekuluar se kur këngëtarja “Work” do të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Rihanna, e cila sapo lançoi një linjë të re veshjesh përmes markës së saj të të brendshmeve Savage X Fenty, dhe i dashuri A$AP Rocky tashmë kanë së bashku djalin RZA.

Thuhet se data e lindjes është në verën e vitit 2023. Duke marrë parasysh që ajo njoftoi shtatzëninë e saj në shkurt, ardhja e saj e dytë ka të ngjarë të vijë në muajin gusht. Rihanna nuk ka zbuluar ende nëse pret një djalë apo vajzë, sikurse nuk e zbuloi gjininë e fëmijës së saj të parë.

Rihanna ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me shfaqjet e saj gjatë shtatzënisë, duke përfshirë fustanin e saj të Met Gala të vitit 2023.

Rihanna dhe Rocky u bënë prindër rreth një vit më parë të djalit të tyre të mrekullueshëm RZA, të cilin ylli i muzikës botërore e prezantoi me botën në fund të vitit 2022.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF