KreuStil Jetese

Pas filmit “Barbie”; Rritet numri i meshkujve që bëjnë botoks!

Pas filmit “Barbie”; Rritet numri i meshkujve që

Filmi i ri “Barbie” ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Kushdo që largohet nga shfaqja e filmit nuk mund të mos përdorë frazën “Hi Barbie”. Megjithatë, nuk janë vetëm gratë që ndihen të përfaqësuara, por edhe disa burra u identifikuan me Ken, të luajtur nga Ryan Gosling, dhe bërtisnin “I’m Kenough!” (Mjaft!).

Një fenomen i çuditshëm është vërejtur në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të “Barbie”. Është vënë re shtimi i meshkujve që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë.

Growing numbers of men have been trying cosmetic treatments for the first time since the pandemic.

The 'Brotox' trend is said to be coming in off the back of the Barbie movie. https://t.co/8NBZkRdNaB

Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion £, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se “Brotox”(ose Botox për bro/djalë ) është rritur me 400% që nga viti 2000.

“Barbie” ka ndikuar në tendencat e bukurisë, një sallon raportoi një rritje prej 83% të kërkesave për flokë bionde. Shifrat zbuluan gjithashtu se kishte një rritje prej 508% në numrin e shërbimeve të frymëzuara nga “Barbie” që ofroheshin nga parukieret.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF