
Mesa duket shumë shpejt Adrola Dushi dhe Capital T do të zyrtarizojnë romancën e tyre, aq shumë të përfolur në mediat sociale. Dyshja prej kohësh ka zgjedhur të mos pranojë që janë në një lidhje, por daljet e tyre të fundit vërtetojnë që lajmet që kanë qarkulluar janë të vërteta.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e Adrolës, e cila ndodhet në një nga koncertet e reperit në jug të vendit. Video është publikuar nga këngëtari Ardit Çuni, ku modelja shihet që kërcen nën ritmet e muzikës së tij.
Ndërkohë vetëm disa ditë më parë ata u shfaqën së bashku në eventin e organizuar nga “Maison de Parfume”, ku u prezantua koleksioni i ri i parfumeve të firmës “Nishane”.
Edhe në koncertin e zhvilluar në Prishtinë nga Capital T, Adrola ishte e pranishme, madje ndau edhe në rrjetin e saj social Instagram një poster të reperit. E teksa u pyet gjatë një interviste nëse ishte ajo vajza për të cilën reperi tha një intervistë se e dashura e tij ishte më e bukura në botë, modelja zgjodhi të mos përgjigjet, duke mos konfirmuar por as mohuar.
Një gjë është e sigurt, nëse ata konfirmojnë romancën, do të jenë padyshim një nga çiftet më të bukur dhe më të pëlqyer të showbizit shqiptar!


Zyrtare/ Korriku, muaji më i nxehtë në histori!



Horoskopi ditor, e mërkurë 9 gusht 2023

Ide dekori për një ambient më të këndshëm!

Fakte që nuk i dinit mbi Giorgio Armani!








Receta gatimi; freskia e frutave të verës!



Horoskopi ditor, e martë 8 gusht 2023

