KreuStil Jetese

Beyonce dha 100 000 dollarë për të zgjatur orarin e trenave për fansat!

Beyonce dha 100 000 dollarë për të zgjatur orarin e trenave

Kushtet jo të mira të motit bën që koncerti i fundit i Beyonce në Uashington të fillonte me vonesë. Nisur nga kjo situatë 41-vjeçarja bëri një donacion për të siguruar që shërbimi i metrosë të qëndronte i hapur pas orarit të caktuar.

Në këtë mënyrë stacionet qëndruan të hapur për  fansat që duhet të ktheheshin në shtëpi. Për këtë shërbim këngëtarja dha plot 100 000 dollarë për këtë shërbim.

Ky gjest gëzoi pafund të gjithë fansat të cilët zgjodhën të qëndronin në përformancën e këngëtares pavarësisht kushteve jo të mira të motit. Dhe sigurisht pavarësisht gjithë pengesave, Beyoncé dha një performancë mbresëlënëse.

Turneu Botëror “Renaissance World” aktualisht po vazhdon në Amerikën e Veriut pas një rrugëtimi të suksesshëm në Europë ku fitoi 154 milionë dollarë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF