KreuStil Jetese

Arsyeja pse Adele qan para dhe pas çdo koncerti?!

Arsyeja pse Adele qan para dhe pas çdo koncerti?!

Ylli i muzikës botërore Adele është shumë e emocionuar për muzikën dhe audiencën e saj. Burime pranë saj konfirmojnë se 35-vjeçarja përlotet para dhe pas shfaqjeve të saj në Las Vegas.

Sipas raporteve në mediat e huaja, Adele ka aq shumë emocione gjatë koncerteve të saj sa nuk mund t’i kontrollojë ato, për pasojë përfundon duke qarë para dhe pas çdo performance.

“Adele kalon nëpër një gamë emocionesh gjatë performancave të saj, të cilat publiku mund të mos jetë në dijeni”, tha një burim për The Mirror. “Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq mbresëlënës saqë ajo qan para apo edhe pas shfaqjeve”.

“Ajo ndihet aq e lidhur me fansat dhe mbështetjen e tyre për muzikën dhe artin e saj sa ajo bëhet shumë e ndjeshme”, shtoi burimi.

Shpesh bëhen virale videot e momenteve të ëmbla të këngëtares me fansat e saj. Në një video në TikTok të postuar disa muaj më parë, Adele u përlot pasi pa një burrë në turmë që kishte sjellë me vete një foto të gruas së tij të ndjerë.  “Mendoj se është gruaja e tij dhe thjesht më emocionoi vërtet”, tha Adele.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF