
Gruaja 45-vjeçare ishte duke vizituar Italinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, kur ra në det gjatë një aksidenti me varkë në brigjet e Amalfit.
Adrienne Vaughan, presidentja 45-vjeçare e shtëpisë botuese Bloomsbury në SHBA, u vra në një aksident me varkë në brigjet e Amalfit në Itali, raportojnë mediat lokale.
Vaughan u bë kreu i Bloomsbury USA, i cili boton librat e Harry Potter në Amerikë, në shtator 2021.
Ajo ishte me pushime në Itali me familjen e saj – duke përfshirë burrin e saj Mike White dhe fëmijët e tyre Leanna dhe Mason, 12 dhe 8 vjeç – kur u përfshi në një aksident me varkë në ujërat pranë Napolit.
Vaughan dhe familja e saj kishin marrë me qira një varkë me shpejtësi nëntë metra për të eksploruar gjirin kur anija u përplas me një varkë me vela 45 metra të quajtur “Tortuga”, e cila mbante rreth 80 persona, përfshirë turistë gjermanë dhe amerikanë që po festonin një martesë në bord.
Sipas mediave lokale, Vaughan ra në ujë dhe u godit nga helika e varkës, duke marrë lëndime fatale.
Ndërsa shpëtimtarët arritën menjëherë në vendngjarje dhe e sollën Vaughan në tokë për trajtim mjekësor, ajo u shpall e vdekur para se të mund të dërgohej në spital me helikopter.
Burri i saj, i cili gjithashtu kishte rënë në ujë, raportoi për një dëmtim në krah, sipas mediave italiane, por mbijetoi pasi u dërgua në një spital lokal.
Fëmijët nuk u lënduan nga aksidenti, megjithëse thuhet se i kapi paniku dhe ankthi kur panë nënën e tyre në ujë.
Prokurorët në Salerno, zona ku ndodhi ngjarja, kanë hapur një hetim për ngjarjen. Sipas mediave italiane, testi i drogës i kapitenit që drejtonte varkën e punësuar nga Vaughan, rezultoi pozitiv për drogë dhe alkool.


Horoskopi ditor, e diel 6 Gusht 2023



Ç’duhet të dini për fuqinë e tridentit!

Receta/ Linguini me lule kungulli!

Dries Van Noten: Frymëzuar nga ëndrrat!


Horoskopi mujor: gusht 2023!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!



Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2023





