KreuStil Jetese

Paralajmëron KE: Patatinat e prodhuara në Serbi përmbajnë substanca kancerogjene!

Paralajmëron KE: Patatinat e prodhuara në Serbi përmbajnë

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për patatinat e prodhuara në Serbi, pasi kanë në përbërje nivel të lartë të akrilamidit, substancë e konsideruar kancerogjene. Substanca kancerogjene gjendet kryesisht te patatinat me shije speci të prodhuara në Serbi.

Raportimi për patatinat është bërë nga Kroacia, e cila ka refuzuar futjen e tyre në tregun kroat pasi ka përmbajte të lartë të akrilamides. Sipas Agjencisë Kroate të Ushqimit vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.

Akrilamide formohet kryesisht gjatë përpunimit të ushqimit në temperatura mbi 120 gradë, si dhe në lagështi të ulët, që nënkupton pjekje, skuqje dhe forma të tjera të përgatitjes.

Akrilamidi shndërrohet në trup në glicidamid, i cili shkakton mutacione dhe dëmton ADN-në.

Kjo substancë në përgjithësi gjendet në bukë, patate të skuqura, drithëra mëngjesi, biskota dhe kafe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF